Mjekët privat në protesta para Fondit për sigurim shëndetësor

Mjekët privat të cilët kanë marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor në Maqedoni (FSSHM), sot kanë protestuar për gjysmë ore para njësive rajonale të Fondit, në disa qytete të vendit.

Marketing

Arsye për protestat e tyre është pakënaqësia nga propozim-marrëveshja e Fondit, si dhe politika e madhe ndëshkuese. Sipas Nova TV, ekipi negociues që sot ka qenë në FSSHM e ka lëshuar mbledhjen për shkak të pakënaqësisë së negociatave.

“Kemi marrë propozim-marrëveshjen më të keqe deri tani për pesë vitet e ardhshme. I pyetëm autoritetet shëndetësore a ju duhen mjekë ose jo. Mbi 1200 mjekë e kanë lëshuar vendin në shtatë vitet e fundit dhe kanë mbetir 1533. Në vendet e BE-së për mjekët familjarë paga është deri 6 mijë euro, ndërsa për motrat medicinale deri 2500 euro. A duhet edhe ne ta lëshojmë shtetin”, tha Liljana Çollakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat.

Ajo tha se kanë mbajtur shumë takime me FSSHM-në dhe asnjë rekomandim i tyre nuk është pranuar.

Marketing