Mjekët shfaqin brendësinë e mushkërive, tregojnë se çfarë është në gjendje të bëjë koronavirusi

Një studim i ri nga një prej spitaleve më të mira të SHBA-ve po u jep ekspertëve të shëndetit një vështrim të brendshëm se çfarë koronavirusi i ri bën në mushkëri.

Marketing

Dr Sanjay Mukhopadhyay, drejtor i patologjisë pulmonare në Klinikën Cleveland, raportoi rezultatet e dy autopsive, raporton Daily Mail.

Ai zbuloi se pjesa e brendshme e qeskave të ajrit në mushkëri ishin copëtuar nga një substancë që ngjante me zhul ose bojë të trashë, gjë që e vështirëson frymëmarrjen.

Mukhopadhyay thotë se shpreson që shtimi i këtyre rezultateve nga autopsive do iu ndihmojë mjekëve të identifikojnë problemet që shkakton virusi dhe t’i trajtojnë ato me ilaçet në disponim.

Mukhopadhyay i tha WOIO se kjo është hera e parë kudo në botë që raportet e autopsisë së pacientëve COVID-19 janë botuar në gjuhën angleze.