Mjekët shqiptarë në Evropë, letër KE-së: Vaksina për trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor

Federata e Mjekëve Shqiptare në Evropë është një organizatë që përmbledh rreth 3000 specialistë të fushës së mjekësisë në Evropë pjesa më e madhe e të cilëve janë tashmë qytetarë të BE-së dhe po japin kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve të BE-së në vendet ku ata punojnë si mjek dhe si hulumtues.

Marketing

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë , e konsideron si të nevojshëm angazhimin e tyre si akademik të mjekësise por jo vetëm, në dobi të një vaksinimi efikas në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi në vitin 2021. Ata situatën aktuale e konsiderojnë se problemi kryesor është vaksinimi masiv i popullatës në këto vende. Përmes një letre të hapur drejtuar Komisionit Evropian, nga kjo Federatë, kërkojnë që vaksinimi të kryhet edhe në vendet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.

FEDERATA E MJEKËVE SHQIPTARË NË EVROPË

Trevat shqiptare, për shumë arsye, kanë vështirësi në gjetjen e vaksinave, tregu është i komplikuar dhe kërkesat janë të mëdha. Numri i vaksinave që kanë arritur në Shqipëri është qesharak dhe nuk mund të ndihmojnë në ecurinë pozitive të luftës ndaj COVID-19 dhe në sigurimin e mbrojties së popullatës. Ballkani Perëndimor është brenda Evropës. Shumë qytetarë udhëtojnë nëpër BE dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së ne nuk do të mund të zgjidhim problemin e Pandemisë nëse popullata evropiane në tërësinë e saj nuk do të jetë e vaksinuar.

Federata e mjekëve shqiptarë është e angazhuar për të ndihmuar trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor në kalimin e kësaj situate shumë të veshtirë. Siç thuhet në letrën drejtuar Komisionit Evropian, ata kanë përpiluar protokolle të mjekimit, kanë realizuar fushata të ndërgjegjësimit të popullatës, kanë kontaktuar kolegët e tyre duke shkëmbyer informacione të domosdoshme shkencore e praktike.

Marketing