Mjekët të zemëruar, nuk pranojnë rritjen prej 5 për qind të pagave

Që të realizohet programi i Qeverisë 2017-2020 për “rritje të dyfishtë të pagave bazike për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe pagat e mjekëve specialistë në shëndetësinë terciale të cilat në mënyrë të shkallëzuar do të rriten dhe do të jenë minimum 100.000 denarë, gjegjësisht 1.600 euro deri në vitin 2020”, në dy vitet e ardhshme paga bazë e një mjeku specialist nga shëndetësia terciale do të duhet të rritet për 146 për qind, ndërsa e infermierëve me përgatitje të mesme profesionale përkundër 91 për qind, reagoi sot Sindikata e qendrave klinike.

Marketing

Sindikata e mbështet vendimin e Qeverisë për rritje të vlerës së pikëve për pagën më të ulët për shkallë më të ulët të komplikimit prej 13.286 denarë, por nuk e pranon rritjen e pagës bazë prej pesë për qind për vitin 2018.

Sipas Sindikatës, me pesë për qind rritje paga e tanishme bazë e një mjeku specialist nga shëndetësia terciale nga 38.827 do të jetë 40.767 denarë, gjegjësisht do të rritej për 1.940 denarë, ndërsa për infermierët me përgatitje të mesme profesionale me pagën e tanishme bazë prej 18.027 denarë do të jetë 18.927 denarë ose do të rritej për 900 denarë.

“Me këtë dinamikë dhe ‘rritje të këtillë të shkallëzuar’ mbetet e paqartë se si do të zbatohet programi i Qeverisë që Sindikata e qendrave klinike në tërësi e mbështet. Në qoftë se është planifikuar ashtu, do të ishte rritje e vetme e pagës bazë e punonjësve shëndetësorë në periudhën nga viti 2017 deri në fund të vitit 2018”, thonë nga Sindikata.

Për Sindikatën janë të papranueshme edhe përllogaritjet të cilat përfshijnë shtesa të pagës siç janë kujdestaritë në interpretim të realizimit të Programit të Qeverisë 2017-2020 i cili i dedikohet vetëm rritjes së pagës bazë.