Mjekiqi thotë se për t’u anëtarësuar në LDK kishte pasur ftesë edhe më 2015: Nuk pranova

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka thënë se me anëtarësimin në këtë subjekt politik, është ndjerë mirë, meqë sipas saj gjeti njerëz më të cilët ishte familjarizuar më parë gjatë angazhimeve.

Mjekiqi mes tjerash, zbuloi se për të qenë pjesë e LDK-së, kishte pasur ofertë edhe në vitin 2015, kur me Qeverinë kryesonte Isa Mustafa.

Marketing

”Në LDK unë u ndjeva mirë, sepse aty gjeta disa njerëz me të cilët jam takuar, por kam qenë në kontakt në një formë ose tjetër”.

”Në të njëjtën kohë, shpesh kam dalë në terren qoftë edhe në cilësinë e konsulentes për të vlerësuar nevojat e LDK-së. Kësisoji kam njohur dhe mbajtur disa trajnime shpesh herë me të rinj në politikë jo vetëm të LDK-së por edhe partive të tjera”.

”Gjeta në LDK pra një grup njerëzisht me të cilët isha familjarizuar në kohën e mëhershme. U prita mirë. Besoj që do të ketë kohë për mua që të dëshmoj për kontributin tim”.

”I kuptoj ata që ndihen të indinjuar, edhe pse askush nuk ka ardh tek unë të kërkoj llogari pse unë mora një pozitë të tillë”.

”Unë kam pasur një mundësi të jem pjesë e LDK-së, si anëtare e kryesisë në LDK në vitin 2015”.

”Ka qenë një ftesë atë kohë që unë të bëhem anëtare e kryesisë, dhe gjithashtu më pas më është ofruar që të shërbej si zëvendësministre, po flasim për Qeverinë Mustafa, dhe të dyja këto nuk i kam pranuar”.

Pse nuk pranuat atëherë kurse tash po?

”Sepse nuk e konsiderova që ai ishte momenti që mua do t’më jepej hapësirë për të kontribuar në zhvillimin e LDK-së”.

”Ndërsa tash po”.

”Atëkohë privilegje më të mëdha sepse tash nuk ka privilegje, por tash hapësira për të kontribuar është më e madhe”.