Një person nga Shkupi është paditur penalisht pasi që ka sulmuar fizikisht një mjeke të Ndihmës së shpejtë.
Sipas policisë, mjekja 53 vjeçare ka qenë duke i ndihmuar një pacienti në Vollkovë të Shkupit, kur edhe është sulmuar fizikisht.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, pasdite, ndërsa mjekja ka qenë duke e trajtuar personin D.T.
Në ato momente, M.T e ka sulmuar. Policia ndërmori masat e duhura për ta ndriçuar rastin.