Mjekra dhe koronavirusi, çfarë duhet të dinë meshkujt

Mosinformimi ka ngjallur shqetësim global për higjenën e mjekrës dhe lidhjen e saj me Covid-19, por ekspertët thonë se nuk ka asnjë vend për panik. Studimet kanë treguar që mjekra mund të mbajë më shumë mikrobe dhe baktere sesa lëkura e pastruar. Teksa qytetarët në të gjithë botën janë në izolim për të penguar përhapjen e koronavirusit, burrat që nuk kishin mjekër, në kushtë shtëpie kanë hequr dorë nga brisqet e rrojes.

Marketing

Në fund të marsit, komediani amerikan Jim Carrey u zotua të mos rruajë mjekrën, derisa të gjithë të kthehen në punë, dhe inkurajoi 18.6 milion ndjekësit e tij në Tëitter, të bënin të njëjtën gjë.

Përgjatë historisë, mjekrat janë konsideruar si çështje stili dhe shkencëtarët e studiuesit kanë kohë që studiojnë vetitë higjienike. ‘Ka avantazhe dhe disavantazhe e veta,’-tha Carrie Kovarik, profesore e dermatologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kovarik, disa studime që ka kryer pëgjatë gjithë karrierës së saj, janë përpjekur të dëshmojnë se mjekrat mund të mbajnë më shumë mikrobe dhe baktere sesa lëkura e pastër. ‘Rruajtja prezanton mikro nyje, të cilat hapin barrierat e lëkurës,’- thotë ajo. Pra, kur preket një sipërfaqeje e infektuar dhe më pas preket mjekra, mikrobet ose bakteret mund të futën dhe të kapen pas qimeve. Por e njëjta gjë mund të ndodhi dhe në lëkurë të pastër, ndonëse sipas Kovarik, në përqindje më të vogël. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë të mos prekni fare fytyrën dhe të lani duart shpesh.

Mjekrat nisën të pastrohen kur koronavirusi filloi të përhapej në masë të gjerë. Një postim në faqen e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që përmbante 35 stile mjekrash, shkaktoi një tronditje. Kur u shpërnda në internet, shumë njerëz besuan se qendra po sugjeronte që burrat të pastronin qimet e fytyrës, si një masë paraprake shtesë kundër infektimit me Covid-19.

CDC thotë se posti, i prezantuar për herë të parë në 2017, nuk kishte lidhje me pandeminë. Ai ishte menduar si një udhëzues për punëtorët që duhet të veshin pajisje personale mbrojtëse, në punë. Nuk sugjeroi që të gjithë burrat të pastrohen.

Ne e pyetëm Kovarik se çfarë rreziqesh mund të paraqesë mjekra.

‘Ndërsa qelizat e lëkurës vdesin dhe rigjenerohen, në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe bakteret në fytyrën tuaj, kështu, nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor dhe keni mjekër, në të mbase mund të ketë më shumë baktere, nëse mjekra juaj është fërkuar me një maskë, ‘- thotë Kovarik. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të kesh një përshtatje të mirë dhe të ngushtë me një maskë N95 në kushtet kur mbani mjekër, mund të jetë e vështirë. Kjo është arsyeja pse Kovarik thotë se ‘arsyeja e vetme për tu rruar tani është nëse jeni një nga punëtorët e kujdesit shëndetësor që duhet të vishni një maskë N95 gjatë gjithë ditës’.

Pra, cila është përgjigjja më e përshtatshme? A duhet të rruhen të gjitha mjekrat apo jemi të sigurt?

‘Me rëndësi për të gjithë, me mjekër ose jo, është të praktikoni një higjienë të mirë dhe të mbani duar të pastra,’- thotë Beleznay, dermatologe e njohur në Kanada. ‘Me të njëjtin kujdes që lani duart, duhet të pastroni edhe mjekrën, veçanërisht nëse jeni ngrënës i çrregullt dhe flokët.’