Mjeku Ilir Hasani: Dy pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, bëmë gjithçka për ta shpëtuar 39 vjeçarin

Drejtori i Qendrës emergjente kirurgjikale Ilir Hasani gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se ata kishin bërë gjithçka të mundur për ta shpëtuar jetën e 39-vjeçarit, Ferdi Kaso nga Gostivari, megjithatë, ai fatkeqësiht nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve të marra në aksidentin tragjik në Llaskarcë, raporton SHENJA.

Marketing

“Për fat të keq duhet të kumtojmë lajmin e hidhur. Shprehim ngushëllime familjes, pacienti në orët e hershme të mëngjesit ndërroj jetë. Gjendja e tij vërtet ishte kritike, dy herë është operuar, por për fat të keq nuk mund të shpëtojmë jetën e tij”, ka thënë mjeku Hasani, raporton SHENJA.

I pyetur për gjendjen e dy pacientëve tjerë që janë në gjendje kritike, Hasani, tha si fatkeqësitë nuk mund të jep ndonjë informacion pozitiv.

“Dy të tjerët janë në gjendje shumë të rëndë, kritike, fatkeqësisht nuk mund të japi ndonjë informacione se janë më mirë”, ka shtuar mjeku Hasani.

Ndryshe, 39 vjeçari Kaso nga Gostivari, ishte operuar dy herë prej pranimit të tij në spital, por trupi i tij nuk ka reaguar nga mjekimit dhe operacionit.

Ai është baba i dy vajzave të mitura.