Mjeku personal i Papës ndërron jetë nga Kovid-19

Ditën e sotme, Fabrizio Soccorsi, mjeku personal i Papa Françeskut, vdiq nga Covid.

Marketing

Mjeku 78 vjeçar u shtrua në spital për një patologji onkologjike. Ai vdiq nga ndërlikimet për shkak të Covid, raporton media e Vatikanit.

Francesco e kishte zgjedhur atë si mjek personal në 2015.

Lindur në 2 Shkurt 1942 në Romë, Soccorsi u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968 dhe, pasi mori kualifikimin për të ushtruar profesionin vitin e ardhshëm, kishte kryer një aktivitet të gjerë, si në nivelin mjekësor ashtu edhe në atë mësimor, deri në pozitat e shefit të departamentit të hepatologjisë dhe drejtorit të sëmundjeve të mëlçisë, sistemit të tretjes dhe departamentit të ushqimit, si dhe të departamentit të mjekësisë së brendshme dhe të specializuar të San Camillo Forlanini i Romës.

Marketing