Mjeku shqiptar: Kujdes me plazhin, mos e teproni me puthje e përqafime!

Mjeku Tritan Kalo, nuk ka hezituar që të këshillojë qytetarët për distancimin fizik e për kushtet e higjienës. Pak ditë më parë u konfirmua se dasmat do të mbahen, por në sajë të një protokolli të caktuar.

Marketing

Dasmorët nuk duhet të shkelin rregullat e shtetit, për të mos u bërë shkas për përcjelljen e koronavirusit. Por kështu të njëjtat rregulla vlejnë edhe për plazhin, ku specialistët flasin për një distancë të caktuar si tek çadra e po kështu edhe në det.

I pyetur nëse do të shkoj në dasmë këtë periudhë dhe a do bënte plazh, Kalo u shpreh se nuk do e refuzonte kurrsesi një ftesë të tillë, por do tregohej shumë i kujdesshëm.

“Nuk do refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por që të jenë të kujdesshëm. Teprime në përqafime dhe puthje duhet të besohemi që janë të tepërta. Koka të na hyjë më shumë në veprim dhe më pak duart. Sepse nuk është vetëm ky virus në qarkullim, detyrimisht një nga arsyet pse fëmijët preken se afron buzët dhe hunda e tij.

Edhe plazhi me kujdes. Duke respektuar distancën dhe në ato plazhe ku nuk ka derdhje të ujërave të zeza, ka rrezik minimal”, tha Kalo në një intervistë për “Report Tv” .