Mjerim shqiptar, rrogat dhe pensionet vetëm për të ngrënë bukë

Një familje në Shqipëri shpenzon rreth 44,1% të totalit të të ardhurave vetëm për të blerë ushqime.

Marketing

Ky nivel është disa herë më i lartë se në Europë ku mesatarja është vetëm 11,1%. qytetarët shprehen se jetesa në Shqipëri është shumë e vështirë për tu përballuar për shkak të të ardhurave të ulëta.

Ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë pensionistët të cilët kanë të ardhura modeste
“Lë një gjë mangut dhe blej diçka tjetër. Cfarë do të bësh me 15 mijë lekë, të blesh ilace apo të ushqehesh. Kemi lekë për bukë, por për të tjerat….”

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mesatarisht një familje shpenzon 73.400 lekë në muaj. Në Bashkimin Europian, vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime ishin Rumania me 26.4% të totalit, e ndjekur nga Letonia me 20% dhe Estonia me 18.7%.Ndërkohë qytetarët që shpenzojnë më pak në Europë për ushqime janë Gjermanët me 9.4%, Austriakët 8.8% dhe Luksemburgu me 7.8%.