Mjete edhe për 2.400 kërkesa për subvencione për inverterë nga Qyteti i Shkupit

Nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.623 kërkesa, ndërsa mbesin mjete edhe për 2.400 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Autoritetet e qytetit edhe një herë i përkujtojnë qytetarët e të gjitha komunave se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicionerë inverterë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët mund të aplikojnë onlajn.

“Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor të këtij viti. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të inverterit, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto”, sqarojnë nga Qyteti.

Të gjitha informacionet për thirrjen, si dhe formularët për paraqitje elektronike do t’i gjeni në linkun në vijim: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020