MMJPH: Dita pa automjete – 22 Shtatori

Sot, në shumë qytete të vendit, si dhe në të gjithë Evropën, në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes (JEL), shënohet Dita pa automjete, 22 Shtatori. Këtë vit, për shkak të situatës së pafavorshme epidemiologjike të shkaktuar nga KOVID-19, aktivitetet organizohen kryesisht përmes fushatave në internet, por për disa qytete të vendit nuk kishte asnjë pengesë për të organizuar aktivitete me prani fizike të qytetarëve, natyrisht, duke respektuar të gjitha protokollet e nevojshme shëndetësore. Promovimi i hapave dhe masave që do të sigurojnë një mjedis neutral të karbonit (p.sh. kontinenti neutral i karbonit) si një qëllim afatgjatë i Javës Evropiane të Lëvizjes është qëllimi kryesor i aktiviteteve të organizuara. Kështu, posaçërisht në këto kushte të pandemisë KOVID-19 që tregonte qartë nevojën për të ndryshuar zakonet e përditshme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në rolin e koordinatorit kombëtar, shpreson që qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore do të iniciojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, duke inkurajuar përdorimin më masiv të mjeteve alternative të transportit dhe ndarjen e praktikave më të mira për lëvizjen urbane nga qytetet.

Marketing

Këtë vit, disa qytete të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, Manastiri, Prilepi, Velesi, Berova, Koçani, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, morën pjesë aktivisht në kremtimin e Javës Evropiane të Lëvizjes. Brenda kornizës së fushatës, u organizuan parada për biçikleta, promovimi i zonave për këmbësorë, shtigje të reja biçikletash, programe dhe projekte ekologjike, aplikacione mobile dhe të ngjashme. Aktivitetet dhe ngjarjet janë në frymën e temës së këtij viti të JEL, “Lëvizje për të gjithë pa emisione”,  thekson rëndësinë e aksesit në transportin pa emisione dhe promovon rëndësinë e zgjedhjes së secilit individ, organizatave të shoqërisë civile ose kompanive, që me zgjedhje personale në mënyrën e transportit, të gjithë mund të kontribuojnë në ajër më të pastër në qytete, më pak bllokime trafiku dhe mënyrë më e shëndetshme, më e larmishme dhe në të njëjtën kohë më argëtuese e transportit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shpreh mirënjohjen e saj për Delegacionin e BE-së në RMV dhe Qendrën Informative të BE-së të cilët ndihmuan që broshurat, materialet e fushatës dhe mjetet ndërvepruese të përdorura nga vendet e tjera të përfshira në kremtimin e Javës Evropiane të Lëvizjes 2020 të jenë të disponueshme në maqedonisht dhe shqip. Materialet janë në dispozicion në lidhjet e mëposhtme:

UDHËZIME TEMATIKE  dhe 10 mësime PËR LËVIZJE  MË TË MIRË URBANE të mësuara nga pandemia .

Më shumë informacion mbi rrjedhën e aktiviteteve për JEL 2020, mund të merrni në linkun në vijim .

Këtë vit, 2900 qytete nga 51 vende të Evropës dhe botës morën pjesë në Javën Evropiane të Lëvizjes me aktivitetet e tyre.

Partnerë në aktivitete si çdo vit janë Delegacioni Evropian në RMV dhe Qendra Informative e BE-së në Shkup.