MMJPH do të punojë në planet e sigurisë së ujit në përputhje me Direktivën e BE për ujin e pijshëm

Sot, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Jani
Makraduli hapi punëtorinë për: Planet për sigurimin e ujit të pijshëm nga Direktiva e
Ujit të Pijshëm, që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.
Qëllimi i punëtorisë është transferimi i përvojave për të forcuar kapacitetet
administrative të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në lidhje me
planet për sigurinë e ujit të pijshëm, mjetet për menaxhim më të mirë me cilësi dhe
një qasje sistematike për përmirësimin dhe ruajtjen e sigurisë së ujit , si dhe mbi
angazhimet aktuale dhe potenciale të ardhshme.
Ekspertët nga Italia dhe (Instituti Italian i Shëndetësisë) dhe Portugalia (Aguas de
Portugal) i paraqitën elementët kryesorë për transpozimin e ndryshimeve më të
fundit në Direktivën e Ujit të Pijshëm (DWD), duke theksuar rëndësinë e kushteve
kombëtare.
Sipas zëvendësministrit Makraduli, rëndësia e punëtorisë është se përmbajtja ofron
mbështetje për administratën publike në lidhje me përafrimin, realizimin dhe zbatimin
e legjislacionit të BE-së, lehtësimin e zbatimit të praktikave më të mira të Bashkimit
Evropian dhe përpunon temat që theksohen në raportin e Komisionit Evropian si
fushat në të cilat duhet të punohet më shumë.
-Jam i bindur se këto dy ditë do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave në
fushën e menaxhimit të ujërave me theks të veçantë në njohuritë e aktiviteteve të
vazhdueshme të zbatuara në institucione dhe ato që janë planifikuar në të ardhmen,
dhe qëllimi transpozimin e plotë, por edhe zbatimin e legjislacionit evropian në
fushën e ujit në vendin tonë ", theksoi Makraduli në fjalën e tij të hapjes, duke shtuar
se zbatimi i projekteve të rëndësishme në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe
hedhjen e ujërave të ndotura krijojnë kushte npër mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe
ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë
Punëtoria organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor me
mbështetjen financiare të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të
Komisionit Evropian – TAIEX.

Marketing