MMJPH: Ekipe kujdestare po konstatojnë ndotjen në lumin Seravë

Ekipi në detyrë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, në koordinim me Inspektorin e Autorizuar të Mjedisit nga Komuna e Karposhit, janë duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm për të konstatuar situatën aktuale në terren.
Sot,banorët e Komunës së Karposhit raportuan ndotje në lumin Seravë.

Marketing

Informacione më të hollësishme mbi incidentin do të jepen pasi ekipet në detyrë do ta dorëzojnë Raportin mbi inspektimin e jashtëzakonshëm.Edhe më tutje i inkurajojmë qytetarët t’i raportojnë të gjitha veprimet që cenojnë shëndetin e tyre dhe mjedisin e pastër, ngaqë qëllimin e kemi të përbashkët-thuhet në kumtesën e MMJPH-së.