MMJPH-ja: Ligjet për Liqenin e Ohrit, Kanionin e Matkës dhe Kënetën e Studençishtës kaluan vetëm në lexim të parë në Kuvend

Në lidhje me informacionin që u shfaq dje në media se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 13.08.2024 i miratoi ligjet e veçanta me të cilat tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit Monument i Natyrës, Projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës për monument të natyrës dhe Projektligji për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për Park natyror janë në procedurë të rregullt miratimi dhe se u kanë kaluar dy trupave kryesorë punues të Kuvendit: Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisionit Ligjvënës dhe Ligjor të Kuvendit të RMV-së, që konstatuan se propozimet janë të pranueshme. Propozimet kaluan në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit dhe janë në procedim të mëtutjeshëm në trupat punuese të Kuvendit.

Marketing