MMJPH: Kompetencat për planifikim hapësinor janë ende në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Duke pasur parasysh faktin se kompetenca për planifikim hapësinor është pjesë e aktiviteteve që zbatohen në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shfrytëzojmë rastin për të informuar opinionin e gjerë se kjo kompetencë vazhdon të jetë pjesë e punës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Njëkohësisht ju informojmë se shërbimet eksperte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë në proces të zhvillimit të versionit punues të draft-versionit të Ligjit për Planifikim Hapësinor. Përkatësisht, Ligji për Planifikimin Hapësinor është ligji i parë i pavarur për planifikimin hapësinor në vend që do të përcaktojë qëllimet, parimet dhe rregullat për planifikim hapësinor, pjesëmarrësit që punojnë në këtë fushë dhe që duhet të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm hapësinor përmes rregullimit të duhur të qëllimit, përdorimit, organizimit dhe rregullimit të hapësirës në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal.

Marketing

Pas finalizimit të draft tekstit, që pritet të kryhet së shpejti, do të ketë konsultime me ekspertë, grupe të interesit dhe publikun e gjerë, përpara se i njëjti të hyjë në një procedurë administrative ligjore për miratimin e tij.