MMJPH: Laboratori Qendror për mjedisin jetësor ka zgjeruar akreditimin e tij me 5 metoda të reja

Laboratori Qendror për mjedisin jetësor i MMJPH-së ka zgjeruar akreditimin e tij me marrjen e certifikatave për pesë metoda të reja për matjen e parametrave që përcaktojnë cilësinë e ujërave të zeza. Akreditimet e sapomarra përfshijnë testimin e ujërave të zeza për sasinë e joneve të amonit, sulfateve, klorurit, fosforit total dhe fosfateve. Kështu, numri i metodave të kredituara është rritur në 12 metoda, të cilat kryesisht i referohen ujërave të zeza dhe njëra është për matjen e zhurmës.

Marketing

Sa i përket medotave të cilësisë së ajrit, Laboratori Qendror informon se tashmë është prokuruar instrumenti horiba për matjen e emetimeve të gazrave nga burimet e stacionuara dhe në vijim është procedura për ekipimin dhe trajnimin e personelit për punën me instrumentin, pas së cilës do të fillojë edhe akreditimi i metodave për emetimet e gazrave nga burimet e stacionuara.