MMJPH memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza”

“Me qëllim të avancimit të procesit edukativo-arsimor, si dhe nevojës së aftësimit dhe trajnimit të kuadrove në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe rektori i Universitetit Nënë Tereza, Aziz Pollozani, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.

Marketing

Nënshkrimi i këtij dokumenti rezultoi nga nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes shkëmbimit të përvojave shkencore dhe profesionale, njohurive dhe praktikave; përgatitjes së programeve të përbashkëta shkencoro-profesionale si dhe përsosjen e kuadrit inxhinieriko-teknik; përgatitjen e projekteve të përbashkëta, analiza dhe vlerësime në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Memorandumi gjithashtu mundëson shfrytëzimin e mundësive tekniko-profesionale, materialeve, lokaleve dhe laboratorëve si dhe pjesëmarrje në grupe pune për përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, dokumenteve të planifikimit dhe llojeve të tjera të dokumentacionit në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.” – zyra për informim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit midis MMJPH-së dhe Universitetit „Nëna Tereza“(09.01.2020) Me qëllim të…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Jeudi 9 janvier 2020