Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun se nga dita e sotme është në dispozicion regjistri dixhital i subjekteve që posedojnë leje të integruara A dhe B në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dhënat janë të digjitalizuara, të hartuara dhe të plotësuara me të dhëna për subjektin.
Nga java e ardhshme do të jenë të disponueshme të dhënat për ndërtesat publike të hartuara që përdorin lëndë joekologjike për ngrohje.
Platforma është zhvilluar në kuadër të Ministrisë dhe është në dispozicion në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze në linkun vijues: https://registers.mk.