MMJPH: Një pjesë e komunave dorëzuan raporte nga veprimet për ajër më të pastër

Në përputhje me “Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025” dhe detyrimet, deri më 23.01.2025, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i janë dorëzuar raporte për veprimet e ndërmarra nga 13 komuna të vendit, dhe atë nga komunat: Prilep, Tetovë, Qendër, Ilinden, Veles, Shtip, Krushevë, Rankovcë, Gazi Babë, Shuto Orizari, Ohër, Shkup dhe Bogdancë.

Marketing

Në lidhje me masën Të gjithë në terren: Mbikqyrjet Inspektuese të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e Lejes Ekologjike të Integruar B dhe Elaborateve – ndëshkime dhe paralajmërime për djegien e naftës, plastikës dhe lëndëve të tjera të rrezikshme – ndëshkime dhe paralajmërime për serviset dhe impiantet e vogla, Komuna e Prilepit ka realizuar 5 inspektime të jashtëzakonshme te prodhuesit e vegjël dhe serviset, ku është konstatuar se në të pestë nuk ka pasur djegie të vajrave të mbeturinave. Për tre nga këta subjekte është lëshuar një vendim për matjen e emisioneve të ajrit nga puna e kalldajave me pelet dhe dorëzimin e të dhënave në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa për një autoservis që ngrohet me sobë druri është lëshuar një paralajmërim – vendim për hartimin e një elabrorati për mbrojtjen e mjedisit.

Komuna e Tetovës ka kryer kontrolle në 5 subjekte, ku 4 prej tyre përdorin dru ngrohje, ndërsa një është në pushim. Komuna e Qendrës gjithashtu ka realizuar inspektime të shpeshta për instalacionet që i nënshtrohen Elaboratit për Mjedisin Jetësor dhe përdorin burime të ndryshme energjie për ngrohje ose përgatitjen e ushqimit, si: restorante, dyqane sanduiçesh, servise për pastrimin e automjeteve dhe lavazh makinash. Disa nga këta subjekte janë obliguar të paraqesin elaborate ose u janë sugjeruar masa dhe zgjidhje të tjera teknike.

Janë realizuar mbikqyrje inspektimi të jashtëzakonshme në prona private, oborre të braktisura, bodrum dhe garazhe, ku ka mbeturina, me qëllim që të realizohet pastrimi dhe të parandalohen djegiet e mbeturinave, zjarret, etj.

Kjo komunë në Raportin e saj thekson se ka realizuar aktivitete për instalimin e pastruesve të ajrit në çerdhe dhe shkolla fillore komunale, si dhe ka vendosur filtre në dritaret e të gjitha çerdheve me qëllim të shmangies, parandalimit dhe zvogëlimit të efekteve të dëmshme të ndotjes së ajrit mbi shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Po ashtu, realizon rregullisht pastrimin dhe larjen e rrugëve në varësi të kushteve atmosferike dhe pastrimin e deponive ilegale. Gjatë periudhës së kaluar nga 09.01.2025, ka filluar pastrimi i rregullt i pusetave atmosferike dhe larja e rrugëve shërbyese në territorin e Komunës Qendër-Shkup, ndërsa gjithashtu është realizuar dhe projekti: “E gjithë qendra me bicikleta”, nëpërmjet të cilit janë ndarë 140 subvencione për bicikleta, e-bicikleta dhe e-trotinete. Është bërë gjithashtu kontrolla e shumë kantierëve aktivë, në territorin e lagjeve: Vodno, Bunjakovec, Debar Maalo, Qendër dhe Prolet, në lidhje me realizimin e masave për larjen e rrotave të automjeteve, kamionëve dhe ekskavatorëve, si dhe mbajtjen e pastërtisë publike të rrugëve rreth kantierëve, dhe janë shqiptuar gjoba për përfshirjen e mjeteve motorike me rrota të ndotura në asfalt.

Komuna e Velesit njofton se nga JKP “Dreven Veles” është realizuar larja e disa rrugëve në qytet, dhe janë realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në kantieret ndërtimore nga inspektorët e autorizuar të ndërtimit, ku nuk janë konstatuar elemente që mund të ndikojnë në cilësinë e ajrit ambiental. Sipas njoftimit nga njësi territoriale për mbrojtjen kundër zjarrit në territorin e komunës së Velesit-Çashkë-Gradsko, është intervenuar dhe vepruar për rastet e denoncuara të zjarrit në kontejnerë të djegur, barishte, ndërsa të tjerat janë shkaktuar nga defekte të ndodhura. Ndërkohë, Komuna ka përgatitur një Plan veprimi për reduktimin e ndotjes së ajrit, i cili është dërguar tek organet përkatëse për miratim.

Komuna e Shtipit ka dërguar një njoftim për procedurat e mëtejshme tek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, kopshte fëmijësh dhe Shtëpinë e Rinisë për mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes qendrore.

Komuna e Krushevës, në kuadër të projektit Krusheva dhe Elbasani – një destinacion turistik ndërkufitar i njohur, ka vendosur dy pajisje për matjen e cilësisë së ajrit, njëra në qendër për paraglijding në Krushevë dhe tjetra afër stacionit meteorologjik. Të dhënat, pas përpunimit të duhur statistik, janë prezantuar në faqen e internetit të Komunës së Krushevës si dhe në pajisje të tjera mobile. Ato shfaqen në kohë reale dhe përditësohen në intervale kohore prej disa orësh.

Në lidhje me inspektimin, komuna e Krushevës njofton se nuk ka lëshuar leje B- të Integruara në territorin e saj dhe gjithashtu nuk ka inspektor për mjedisin. Komuna e Rankovcës njofton se janë ndërmarrë aktivitete për pastrimin e rregullt të rrugëve dhe trotuarëve në territorin e komunës së Rankovces dhe po kryhen kontrollime të intensifikuara për të gjitha instalimet me leje të lëshuara B-Integruara.

Komuna e Gazi Babës, në një aksion të organizuar në vendbanimin Kiril Petrushevski (Vardarishte), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe JKP Gazi Baba 2007, ka grumbulluar 1 ton gomash të përdorura që banorët i përdorin për ngrohje. Pas njoftimeve për zjarr në natyrë, shërbimet kanë intervenuar 7 herë në shtëpinë “Ranka Milanoviç” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe brigadën kundër zjarrit të Qytetit të Shkupit. Po ashtu, është kryer një inspektim në 3 workshop-e mekanikësh për shkak të rrezikut dhe parandalimit të djegies së vajrave të përdorura dhe nuk janë konstatuar shkelje, si dhe është kryer një inspektim në 2 lokacione (Çento dhe Inxhikovë) pas ankesave për djegie të mbeturinave në vatra të shtëpive dhe është lëshuar një paralajmërim.Shërbimet inspektuese kanë kryer një inspektim dhe verifikim të kantierëve të ndërtimit për të kontrolluar respektimin e detyrimeve në lidhje me pastrimin publik.

Nga Komuna e Shuto Orizarit njoftojnë se realizojnë pastrim të rregullt të rrugëve dhe trotuareve dhe pastrim të përditshëm të deponive lokale, dhe se kanë futur punë me ndërrime për inspektorët komunalë gjatë sezonit të ngrohjes për të parandaluar ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura. Po ashtu, realizojnë kontrolle të forcuara ndaj kompanive me elabore për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndaj kantierëve aktivë të ndërtimit. Ata kanë bashkëpunim me policinë për kufizimin e lëvizjes së automjeteve të rënda.

Komuna e Ohrit informon se realizon pastrimin e rregullt të rrugëve, të cilat janë të ndara në 4 kategori, dhe realizon kontrolle të kantierëve të ndërtimit, ku është konfirmuar se nuk ka emisione të ndaluara nga substanca ndotëse, për të cilat ka kontribuar edhe periudha me shi gjatë vitit. Është kryer një inspektim në një punëtori për prodhimin e mobiljeve, e cila ngrohet me sobë me dru, por nuk janë konstatuar parregullsi.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se inspektorët për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit punojnë edhe në ndërrimin e dytë dhe kanë realizuar një inspektim në terren të instalacioneve të identifikuara si burime të mundshme ndotjeje. Inspektorati komunal ka organizuar shërbim 24/7 në territorin e Qytetit të Shkupit, duke realizuar kontroll të rregullt në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për mirëmbajtjen e kanalizimit atmosferik, pusetave dhe shablloneve, si dhe kontrolle të përditshme në kantieret e ndërtimit.

Përveç kësaj, Inspektorati Komunal dhe Inspektorati i Mjedisit Jetësor të Qytetit të Shkupit kryejnë kontrolle të përditshme parandaluese për djegien e mbeturinave dhe lloje të tjera të mbetjeve në hapësira të hapura dhe realizojnë shërbim të organizuar 24/7 në lokacionet me potencial për zjarre në natyrë.

Komuna e Bogdancit ka realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në një servis automjetesh që përdor peletë si karburant, ku nuk janë konstatuar parregullsi.