MMJPH: Njoftim për publikun në lidhje me zjarrin në ndërtesën e ish Bankës Komercial

Zjarri që shpërtheu këtë mëngjes në katin e parë të ndërtesës së ish  Bankës Komerciale, ku ndodhen ambientet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, nuk ka persona të lënduar dhe sipas informacioneve fillestare të marra nga Inspektorati, janë shkatuar dëme materiale në tre zyrat e tyre.

Marketing

Në të njëjtin kat ndodhen zyrat e Departamentit për Komunikim me Publikun të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në momentin e zjarrit, para orës 07.00, asnjë i punësuar nuk ishte i pranishëm në ato zyra. Për të përcaktuar dëmin e mundshëm material në këto ambiente, do të formohet komision në kuadër të Ministrisë.

Inspektimi është duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që do të përcaktojë shkakun e zjarrit.