MMJPH:Fillon fushata për shpalljen e Maleve të Osogovës zonë të mbrojtur

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Shoqatën  Ekologjike të Maqedonisë (SHEM), Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” dhe komunat në zonën e ardhshme të mbrojtur po fillon një fushatë për shpalljen e Maleve të Osogovës zonë të mbrojtur.

Marketing

Në mënyrë që publiku i tanguar të jetë i informuar mirë dhe i vetëdijshëm se çfarë është një “zonë e mbrojtur”, cilat janë përfitimet, përfshirë aspektet ekonomike dhe pse Osogova meriton dhe duhet të mbrohet,  po e fillojmë këtë fushatë e cila do të zbatohet në katër javët e ardhshme.

Fushata do të përfshijë promovimin e videove të shkurtra dhe dëshmive të fotografive nga rajoni i Osogovës, postime në media sociale me informacione të rëndësishme për zonën e mbrojtur në të ardhmen, vlerat natyrore, biodiversitetin dhe bashkëveprimet specifike të natyrës dhe njeriut, turizmit, alpinizmit, kulturës dhe traditës specifike si dhe përfitimet e  mbrojtjes së zonës.

 MMJPH, SHEM dhe NP “Pyjet Kombëtare” u bëjnë thirrje komunave  në rajon, OJQ-ve, mediave, bizneseve lokale dhe të gjithë dashamirëve të natyrës që të mbështesin këtë fushatë duke shkëmbyer përmbajtjen e faqeve të tyre në internet dhe mediat sociale dhe kështu të kontribuojnë në shpërndarjen më masive të informacionit për zonën e mbrojtur në të ardhmen dhe përfundimin me sukses të procesit.

Në periudhën që pason, MMJPH në bashkëpunim me komunat do të organizojë katër  debate publike në rajonin e Osogovës për të njohur palët e interesuara me Projekt-vendimin për shpalljen e një pjese të malit të Osogovës dhe për një zonë të mbrojtur në kategorinë – zonë e mbrojtur. E njëjta është përgatitur në bazë të Studimit për valorizimin e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura të Maleve të Osogovës dhe Aneksit të Studimit.

Debatet publike janë pjesë e aktiviteteve për përfshirjen e publikut në procesin e hartimit të Ligjit përfundimtar i cili do t’i paraqitet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut për miratim. Datat për debatet publike janë në dispozicion në faqen e internetit të MMJPH. Zona e ardhshme e mbrojtur Malet e Osogovës përfshinë pjesë të komunave: Kriva Pallankë, Kratovë, Probishtip, Çeshinovë, Obleshevë, Koçan dhe Makedonska Kamenicë.

Kjo fushatë është mbështetur nga Programi i Mbrojtjes së Natyrës në Maqedoninë e Veriut (PMN), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe koordinuar nga „Farmahem“ nga Shkupi.

Slogani i fushatës:

Një Osogovë ashtu siç duam që të jetë: e pastër, e gjelbër dhe e zhvilluar!

Hashtagu i fushates:

#TaMbrojmëOsogovën #OsogovaPersonalishtDheNdryshe #PellguiBregallnicës #CHinMK