Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun se këtë vit në Konkursin për shpërndarjen e mjeteve në përputhje me Programën për Investime në mjedisin jetësor për vitin 2021, arritën 335 aplikime në fushën për financimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile nga të cilët 108 ishin aplikantë të suksesshëm. Pas dyshimit të shprehur për një konflikt të mundshëm të interesit me një nga organizatat e zgjedhura të shoqërisë civile në marrjen e Vendimit për shpërndarjen e mjeteve, MMJPH menjëherë udhëzoi Komisionin Përzgjedhës për të kontrolluar listen e aplikacioneve të suksesshme në mënyrë që të parandalojë lidhjet e mundëshme me punonjësit aktualë dhe zyrtarët në Ministri.
Komisioni aktualisht po shqyrton aplikantët e përzgjedhur dhe meqenëse nuk është nënshkruar akoma një Kontratë për shpërndarjen e mjeteve, në rast të një konflikti interesi me një shoqatë qytetarësh, e njëjta do të përjashtohet nga Vendimi i Përzgjedhjes dhe nëse do të arrihet në ndryshimin e saj.
Përkatësisht, nga aplikantët e përzgjedhur do të kërkohet të nënshkruajnë një Deklaratë të mosekzistimit të konfliktit të interesit, pa të cilën nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje.
MMJPH gjithashtu dëshiron të theksojë se procedura për përzgjedhjen e aplikacioneve të suksesshme, e cila po zhvillohet në të njëjtën mënyrë për 13 vitet e fundit, është kryer nga një Komision me 5 anëtarë të punësuar në MMJPH, pas kësaj ata marrin dhe rishikojnë Statutin dhe Vendimin nga Regjistri Qendror për secilën shoqatë që ka aplikuar.Këtë vit, në konkurs u morën 335 aplikime, nga të cilat 108 ishin aplikantë të suksesshëm.
Në mënyrë që të mbrojë Komisionin që nuk është në gjendje të hetojë historikun dhe lidhjet e anëtarëve të shoqatave të qytetarëve me punonjësit e mundshëm në MMJPH në një numër kaq të madh të aplikacioneve të paraqitura dhe palëve të interesit, dhe për të shmangur rastet e konfliktit të interesit, MMJPH gjithashtu do t’i drejtohet plotësimit të dokumenteve të nevojshme të përzgjedhjes në procedurë, duke kërkuar përfshirjen e një Deklarate të mosekzistencës së konfliktit të interesit në të gjitha thirrjet e ardhshme.