Mnistra e deputetë do të dëshmojnë për “27 prillin”

Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.

Marketing

Si dëshmitarë janë thirr Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Të akuzuarit në këtë rast akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues, në seancën e sotme në Gjykatën Penale thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndihen fajtorë.

I akuzuari Gorançe Angelovski, në seancën e sotme refuzoi të japë fjalë hyrëse dhe nuk e pranoi mbrojtjen, që gjykata ia emëroi sipas detyrës zyrtare, pasi në seancën e fundit ai hoqi dorë nga avokati i tij.

Kryetarje e Këshillit Gjyqësor është Dobrila Kacarska. Prokurore është Vilma Ruskoska.

Kjo është seanca e pestë që nga fillimi i gjykimit. Tre seancat paraprake kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë. Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, nga të cilët 31 për rrezik terrorist të rendit kushtetues, ndërsa dy për ndihmë.

Procesi gjyqësor filloi më 22 gusht me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing