Një ish-modele hungareze pohon se Neymar është babai i vajzës së saj 10-vjeçare dhe thuhet se ka kërkuar që të bëhet një test ADN-je për të përcaktuar këtë.
Në janar, 32-vjeçari kishte kërkuar një test të ADN-së për të konfirmuar nëse e dashura e tij, Amanda Kimberlly, ishte në pritje të fëmijës së tij të tretë, Helena, e cila lindi në korrik.
Kjo vjen 10 muaj pasi Neymar dhe ish e dashura Bruna Biancardi mirëpritën vajzën e tyre Mavie në tetor.
Por pasi Mavie lindi, dyshja njoftuan ndarjen e tyre, mes thashethemeve se futbollisti e kishte tradhtuar.
Sipas O’Globo, Neymarit tani i është kërkuar nga një ish-modele hungareze, Gabriella Gaspar, të bëjë një test të ADN-së për të përcaktuar nëse ai është babai i vajzës së saj 10-vjeçare, Jazmin Zoe.
Gabriella Gaspar
Ish-modelja pretendon se ka pasur një lidhje me futbollistin në vitin 2013, para se të kishte fëmijën e saj.
Raportimi shton se Gaspar tani e ka çuar çështjen në gjykatë në një përpjekje për të provuar se Neymar është babai i vajzës – me lojtarin e Al-Hilal që tashmë ka siguruar material gjenetik në Belo Horizonte.Ajo pretendon se është takuar me brazilianin në Santa Cruz de La Sierra, Bolivia, në prill të vitit 2013, ndërsa Neymar ishte në detyrë ndërkombëtare. Ishte më vonë atë verë që Neymar do të bënte transferimin e tij prej 50 milionë eurosh te Barcelona.
Ish-modelja, 30-vjeçare, e cila tani punon në një dyqan, sipas O’Globo, është duke ndërmarrë veprime ligjore në Brazil kundër Neymar-it dhe ka kërkuar që të bëhet një test ADN-je. /Telegrafi/