Modric dëshpëron Realit, ky është vendimi i fundit i kroatit

Çështja e largimit të Luka Modric nga Real Madrid vazhdon të bëhet edhe më serioze.

Marketing

Sipas ‘TeleMadrid’, Luka Modric ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit për vazhdimin e kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2020.

Mesfushori kroat ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid verën e kaluar, ku kërkohej nga Inter.

33 vjeçari vendosi të qëndrojë edhe për një vit, pas insistimit të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

Hipoteza për transferimin e fituesit të Topit të Artë në Serie A te Inter mbetet e hapur, me këta të fundit që janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo ngecje në bisedimet për vazhdimin e kontratës së kroatit me Real Madrid.

‘Los Blancos’ në ditët në vazhdim pritet t’i bëjnë një ofertë të re Modricit për vazhdimin e kontratës, e cila do të jetë më fitimprurëse në aspektin financiar për fituesin e Topit të Artë.

Marketing