Ballina Aktuale Modriç viziton shtëpinë e tij në Kroaci që u shkatërrua nga lufta

Modriç viziton shtëpinë e tij në Kroaci që u shkatërrua nga lufta

Luka Modric është nga ata futbollistë që e shpreh shpeshherë dashurinë për vendlindjen e tij.

Marketing

Mesfushori i Real Madridit së bashku me të atin e tij kanë vizituar shtëpinë e tyre pranë Zadarit në Kroaci.

Shtëpia e tyre u shkatërrua nga lufta e Kroacisë për Pavarësi nga Republika Jugosllave dhe familja e Lukës u detyrua që të largohej për në Zadar, aty ku ata jetuan si refugjatë.

36-vjeçari nisi të luante futboll pikërisht atje, derisa tashmë është pjesë e një prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit si ajo e Real Madrid si dhe ka fituar edhe një “Top të Artë”, ndërsa vazhdon të jetë një prej emrave më të rëndësishëm te “Los Blancos”, duke mbajtur i palëkundur rolin e titullarit.

Exit mobile version