Modriq e Ancelotti i japin lamtumirën tifozëve

Real Madrid ka mposhtur sot Real Sociedad në xhiron e fundit të La Ligës me rezultat 2:0.

Marketing

Madrilenët mbyllën kështu sezonin në vendin e dytë, ndërsa Real Sociedad aktualisht është në vendin e 11-të me dyzet e gjashtë pikë.

Në këtë ndeshje lamtumirën tifozëve dhe klubit madrilen ia dhanë kapiteni kroat Lluka Modriq dhe trajneri italian Carlo Ancelotti, raporton KosovaPress.

Modriq drejtoi skuadrën si kapiten në këtë ndeshje, e fundit e tij në La Liga, dhe u dha lamtumirën tifozëve të klubit me të cilin është që nga viti 2012.

Francezi Kylian Mbappe shënoi të dy golat në minutat 38 dhe 83-të, pas asistimit të Vinicius Junior.

Real Madridi përmbylli edicionin e La Ligës me gjithsej 26 fitore, gjashtë barazime dhe po aq humbje, me tetëdhjetë e katër pikë në vendin e dytë, ndërsa kampion është Barcelona, e cila titullin e ri do ta festojë të dielën në Bilbao me ndeshjen e fundit kundër Athletic. Katalanasit kanë aktualisht 85 pikë nga 37 ndeshje.