Suksesi historik që e kanë arritur Maqedonia e Veriut dhe Greqia me Marrëveshjen e Prespës, i bën të lumtur të gjithë ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.
Mogerini para gazetarëve tha se takimin e Këshillit të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së krahas një agjende tjetër për shqyrtim do ta nis duke përshëndetur këtë sukses midis palëve që gjatë kohë ishte i pazgjidhur.
“Mendoj se të gjithë do të jenë të lumtur që do të mund të fillojmë me diçka të arritur pas aq shumë pune, falë liderizmit impresiv, guximit dhe vendosmërisë së liderëve dhe të popujve të të dy vendeve”,- deklaroi eurokamisari për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Frederika Mogerini.
Zgjidhja e kontestit me emrin është një nga lajmet e rralla të mira për Bashkimin Evropian, theksoi Mogerini.