Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini nesër do të qëndrojë në Shkup ku pritet të takojë kreun shtetëror dhe liderin e opozitës Hristijan Mickoskin.
Siç informojnë nga Qeveria, Mogerini nesër do të takojë kryeministrin Zoran Zaev. Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogerini do të takojë gjithashtu edhe presidentin Gjorge Ivanov dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.