Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini një ditë para mbledhjes kyçe të Ministrave të bashkimit Evropian ku duhet të shqyrtohet mundësia për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim, edhe njëherë u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të shpërblejnë përparimin e Maqedonisë në këtë drejtim
“E dini se tashmë kemi dhënë rekomandim për hapje të bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, ky proces patjetër se duhet të mbështetet në të arriturat e këtyre vendeve, që d.m.th se ku shënohet përparim ai patjetër të pranohet dhe t’i jepet kurajë. Shpresojë se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendimin e duhur”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini gjithashtu ka thënë se në Ballkanin Perëndimor përparimi është impresiv, duke përmendur këtu edhe nënshkrimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë si dhe përparimin e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit.