Mogherini: Jam optimiste që çështja e emrit Maqedoni-Greqi do të zgjidhet!

ërfaqësuesja e e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini është shprehur optimiste sa i takon zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

“Isha e njoftuar nga ministri maqedonas dhe grek për mbarëvajtjen e procesit për çështjen e emrit, dhe është shumë e guximshme dhe premtuese, por ende asgjë nuk është finalizuar. Unë jam optimiste por edhe më shumë optimiste kur bëhet fjalë për Ballkanin. Do shkojmë hap pas hapi. E ndërtuam qëllimin tonë të qartë që do të përkrahim, ndihmojmë dhe mbështetim marrëveshjen eventuale gjatë ditëve apo javëve në vijim. BE do të jetë mbështetëse gjatë gjithë rrugës se arritjes së marrëveshjes dhe publikimit të saj”, u shpreh Federika Mogherini.

Ajo shtoi se kjo do të ketë efekt transformues jo vetëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në rajon, në Evropë dhe në nivel global.

“Çështja e problemit me emrin ekziston gjatë kohë dhe ndër vite krijonte komplikime dhe nëse lidershipi politik është i fuqishëm dhe involvimi i BE po ashtu mund të sjell në ndonjë rezultat për këtë temë delikate, dhe kjo do të jetë iniciativë edhe për të tjerët si dëshmi se ku do të investohet. E gjithë kjo do të vëzhgohet nga Këshilli Evropian. Të rikujtoj se Komisioni Evropian tani më propozoj fillimin e negociatave në bazë të reformave që është thelbi, dhe të rikujtoj se bisedimet janë vetëm fillimi i një procesi”, deklaroi Federika Mogherini për të shtuar se fuqia e lajmit të mirë që do të sjellë zgjidhja e çështjes së emrit, do të jetë po aq fuqishëm e përshëndetur nga bashkimi ndërkombëtar dhe BE, që të gjitha vendet do të duhej ta merrnin parasysh.

Marketing