Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, pasditen e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Hashim Thaçi, me ç’rast kanë diskutuar lidhur me taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas njoftimit, Mogherini dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mogherini theksoi se vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur taksën për 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ndërlikon më shumë situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Sipas saj kjo është një masë që nuk ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duhet të revokohet, thuhet në deklaratën e publikuar nga Bashkimi Evropian .