“Mogli” në jetën reale, ky është djali që ha bar e jeton si kafshët (Video)

Deri më tani kemi parë në filma se si një njeri i cili humbet kontaktet me jetën e civilizuar, përshtatet të jetojë në natyrë si kafshët e tjera. Një ndër filmat më të famshëm që ne kemi parë se si një njeri përshtatet me natyrën është “Mogli”.

Marketing

Shembulli i “Moglit” në jetën reale vjen nga Ruanda. Ellie është një djalë ndryshe nga të tjerët, pasi sjelljet e tij më shumë i ngjasojnë kafshëve.

Nëna e Ellie rrëfen se ai refuzon ushqimin e përgatitur dhe se preferon që ta kërkojë vetë ushqimin në lëndina ose në pyll, kryesisht djaloshi ushqehet me banane dhe fruta të tjera ose ushqehet thjesht me bar.

Por pavarësisht sjelljeve të tij, nëna shprehet se Ellie është dhuratë nga zoti pasi më herët ka humbur 5 fëmijë gjatë lindjes. Ellie, rrëfen nëna e tij, largohet kur shikon njerëz të tjerë dhe vrapon drejt pyllit dhe nëse dikush nuk shkon që ta kthejë në shtëpi, ai mund të jetojë përgjithmonë në pyje.

“Atij nuk i pëlqen ushqimi. Preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra. Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi”, ka treguar nëna e djaloshit në një dokumentar të rrjetit Afrimax TV./