Momenti kur Megan Fox sulmohet fizikisht nga një i panjohur në një park lojërash ( VIDEO)

Aktorja e njohur, Megan Fox, u sulmua papritur nga një person i panjohur, teksa ishte duke ecur në krah të të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly, në një park lojërash, në Orange County.

Marketing

Fatmirësisht, e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e badigardëve të saj, të cilët e kanë përplasur në tokë agresorin, ndërsa aktorja ka mundur që të largohet me të fejuarin me shpejtësi.

Mirëpo, në një video të shpërndarë më herët në rrjetet sociale, shihet Machine Gun Kelly, i cili godet një person gjatë një sherri mes tyre dhe mesa duket agresori nuk ka dashur aspak të godasë Megan, por të fejuarin e saj.

Megjithatë, gjithçka ka kaluar pa probleme të mëtejshme.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/07/sulmohet-megan-fox.mp4?_=1