Një nga përballjet mediatike parazgjedhore mes liderëve të partive politike sllovene përfundoi me një incident.
Gjysma e liderëve u larguan në mënyrë demonstrative nga studioja e televizionit slloven, duke e akuzuar drejtuesin për njëanshmëri, ndërsa njëri prej tyre u rrëzua gjatë transmetimit.
U deshën vetëm pak momente që video të bëhej virale në mediat sociale. Përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.
Ishte kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, ai që u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua.
“Më dhemb pak këmba e majtë, por për fat nuk është thyer asgjë”, tha Zmago Jelinçiç pas incidentit.