Selena Gomez ka kaluar një moment tejet të sikletshëm në tapetin e kuq.
Ajo është ngjitur në skenën qendrore në SAG Awards, shkruan lajmi.net.
Selena është penguar dhe është rrëzuar para fotografëve por këtë moment ajo e kaloi me sportivitet, ku hoqi takat dhe eci këmbëzbathur.
Ylli muzikor i befasoi shikuesit kur doli në transmetimin e drejtpërdrejtë këmbëzbathur së bashku me Martin Short, 71 vjeç.
Yjet e “The Only Murders in the Building” i dhanë çmimin për “Performancë e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol dytësor” yllit të “Ëest Side Story”, Ariana DeBose.
Aktorja e “Only Murders in the Building”, mahniti me një fustan të zi të Oscar de la Renta.