Procesi eurointegrues, ndihma paqasëse zhvillimore që Mbretëria e Suedisë ia jep Maqedonisë së Veriut dhe qëllimet strategjike të dy shteteve, kanë qenë tema të bisedës në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq me ministren suedeze për BE dhe Bashkëpunimin Nordik, Jesika Rosval.
Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq në takim ka theksuar se vizita e Rosvel gjatë kryesimit suedez me Këshillin e bahskimit vropian, është e një rëndësie të madhe politike për vendin tonë, duke treguar se angazhimi i Suedisë për zgjerimin e BE-së është i rëndësishëm edhe për progresin tonë në procesin e negociatave.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Suedia vazhdimisht jep mbështetje në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ka rol të madh në progresin e axhendës reformuese, por se është më e nevojshme të mbahet Maqedona e Veriut në rrugën evropiane.
“Suedia është partneri ynë i vlefshëm, mbështetës politik, zhvillim dhe financiar në rrugën drejt BE-së. Mbështetja e vazhdueshme që Suedia ia jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian e dëshmon rëndësinë e aleancës dhe partneritetit mes dy vendeve”, theksoi Mariçiq.
Rosval theksoi se Suedia vazhdon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përmes arritjes së qëllimeve të përcaktuara me Strategjinë për bashkëpunim në reforma 2021-2027, por se është në dorën tonë të zbatojmë detyrat dhe detyrimet e brendshme që dalin nga Korniza negociuese, me konsensus të përbashkët rreth çështjes së perspektivës evropiane të vendit. Rosval theksoi se duhet shfrytëzuar momenti politik për zgjerimin e BE-së dhe duhet bërë një hap i ri drejt BE-së.
Në takimin, siç theksohet në komunikatë, është biseduar edhe për modalitetet dhe drejtimet e bashkëpunimit zhvillimor, si një nga qëllimet që t’i ndihmohet Maqedonisë së Veriut që të afrohet drejt Bashkimin Evropian.
Mariçiq dhe kolegia e tij nga Suedia patën një takim kokë më kokë ku diskutuan tema dhe procese të rëndësishme që duhet ta çojnë rajonin drejt BE-së.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, Rosval do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ministrja për BE dhe Bashkëpunim Nordik vizitën në Shkup e bëri me ftesë të zëvendëskryeministrit Mariçiq, i cili së fundmi vizitoi Mbretërinë e Suedisë. Nga Shkupi, delegacioni suedez niset për në Tiranë, ku ministrja Rosval do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë shtetërorë.