Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Thaçi mbajti një fjalim paraprak ku falënderoi Grenellin për rolin e tij në përfundimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.
Thaçi mbante fjalimin në gjuhën shqipe ndërkohë që një përkthyes i thoshte ato në gjuhën angleze.
Por një moment qesharak ndodhi në momentin kur përkthyesi po fliste në gjuhën angleze dhe kishte probleme.
Ishte Thaçi ai që i doli në ndihmë atij.
Për më shumë shikoni videon më poshtë: