Ballina Showbiz Momenti viral në rrjet, Naser Rafuna lë pa fjalë edhe reperët më...

Momenti viral në rrjet, Naser Rafuna lë pa fjalë edhe reperët më të njohur!

Dje është kthyer seriali më i popullarizuar “Çka ka shpija” me sezonin më të ri në Klan Kosova.

Marketing

Episodi i parë i sezonit të ri u prit sigurisht me shumë kurreshtje nga audienca e madhe dhe besnike e serialit.

Krahas episodit, një tjetër moment është bërë viral në rrjet.

Aktori Naser Rafuna, njëherësh autor i serialit, ka ndarë në Instagram-in e tij një sekuencë nga xhirimet.

Kohën duket që ta ketë shfrytëzuar në maksimum, mes tjerash edhe për të na shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme – repturën.

Naseri ka lënë pa fjalë me artikulimin dhe shpejtësinë e repturës duke performuar, siç janë shprehur komentuesit, më mirë se një përqindje e madhe e estradës.

Momenti s’ka kaluar pa u komentuar nga reperë të njohur si Don Xhoni dhe Lumi B.

Një artist i vërtetë është multidimensional dhe i tillë definitivisht është Naseri!

Marketing
Exit mobile version