Ballina Showbiz Rita Ora pyetet për bashkëpunim me Dua Lipën,ja si përgjigjet

Rita Ora pyetet për bashkëpunim me Dua Lipën,ja si përgjigjet

Edhe pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk e kanë pranuar publikisht, është përfolur se shkaku që ato nuk flasin është bërë fakti që në fillimin e karrierës së Duas, Rita nuk i ka dhënë mbështetjen që ajo ka pritur.

Marketing

Aktualisht Rita ndodhet në Shqipëri ku do të mbajë një koncert dhe në një konferencë për shtyp, ajo foli për mundësinë e një bashkëpunimi me Duan dhe këngëtaret e tjera shqiptare të njohura ndërkombëtarisht, si Bebe Rexha dhe Ava Max.

“E kuptova. Kur unë fillova në 2011-2012, ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time, por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha e kanë agjendën e ngjeshur, por në kohën e duhur, po, mua mund të më llogarisni”, -tha Rita Ora, shkruan Classlifestyle

Marketing
Exit mobile version