Monika i zbulon një sekret Donaldit, ka të bëjë me Bora Zemanin

Ajo ka treguar për mënyrën se se sillet aktori në jetën reale jashtë “Big Brother VIP Albania”.

Monika Lubonja dhe Donald Veshaj janë kolegë me njëri-tjetrin dhe sa kanë punuar së bashku sigurisht se dinë shumëçka për njëri-tjetrin.

Derisa po bisedonte me Einxhelin lidhur me situatën e krijuar së fundmi se Donaldi nuk e ka paguar moderatoren, madje edhe e ka larguar nga puna, Monika zbuloi detaje nga lidhja e aktorit me Bora Zemanin.

“Kam punuar me Donaldin të një produksion tjetër dhe mbaj mend shumë gjëra. Kur ai njohu Borën, e mbaj mend mirë që nuk na vinte në prova. Më falni, por Bora i mori mendjen dhe ai nuk vinte”, tha Monika.

“Eh, tani filluat të na bëni dokumentarë këtu në shtëpi”, u shpreh Donaldi ndërsa Einxhel qeshi me atë se çka tregoi Monika.

Marketing