Monika: Në qoftë se unë e fitoj “BBVK” do të thyhen shumë rregulla, se do të fitoj një njeri normal më në fund

Monika Salihu është pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, qysh nga dita e parë.
Ajo ende nuk është përfshirë në ndonjë debat të ashpër me ndonjërin nga banorët, shkruan lajmi.net.

Marketing

Këtë javë ajo është në televotim, dhe mbrëmë u zhvillua darka e të nominuarve.

Monika u shpreh se, nëse do të ishte ajo fituesja e këtij edicioni, do të ishte personi më i lumtur në botë, me argumentin se kjo do të ishte hera e parë që fiton “dikush normal”.
“Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri më në fund”, tha ndër të tjerash ajo.

Bashkë me të në nominim ndodhet, Edona, Linda, Lumbardhi, Alby dhe Vesa.