Monitorim softuerik i parave të investuara për zhvillim të barabartë rajonal

Qeveria me zgjidhje softuerike do të konstatojë sa dhe si shpenzohen paratë që janë dedikuar për sigurimin e zhvillimit të barabartë rajonal.

Marketing

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev theksoi se me qasje të organizuar do të kryhet shpërndarja e barabartë e mjeteve nëpër rajone. Nëse nuk ndërmerren masa për tejkalim të dallimeve në zhvillimin e tyre, siç vlerësoi sot, në shtet do të ketë tre qytete të mëdha në të cilat të gjithë do të duan të jetojnë, ndërsa të tjerët do të jenë të zbrazëta.

“Nëse sot duam të shohim informatë nëse ndajmë mjaft mjete siç e thotë edhe ligji, përkatësisht një për qind nga BPV-ja për zhvillim të barabartë rajonal, nuk mund të shohim nëse ajo është ashtu sepse ato mjete janë shpërndarë nëpër të gjitha institucionet dhe nuk mund të shohim nëse me të vërtetë ato mjete ndahen apo jo. Me këtë softuer do ta dimë numrin e mjeteve dhe si janë shpërndarë”, tha Angjushev.

TI vegla do të përpunohet në bashkëpunim me Qeverinë zvicerane si pjesë e projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal” që do të zbatohet deri në fund të vitit 2020. Është formuar njësi e cila do të përgatitë dokumentacion dhe do të shpallë procedurë për zgjedhje të kompanisë e cila do ta përpunojë softuerin.

Siç theksoi ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefan Tomaxhan, projekti është vazhdim i aktiviteteve që me mbështetje të Qeverisë zvicerane zbatohet në shtet që prej vitit 2012.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, sistemi i ri duhet të sigurojë informata të rëndësishme dhe me kohë për të gjithë bartësit e zhvillimit rajonal. “Me rëndësi është që do të sigurohet përfshirje e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve në rajonet planore në pajtim me nevojat e tyre”, tha Fazliu.

Ai pret efekte nga projekti që vitin e ardhshëm, për kur paralajmëroi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të fillojë përgatitje të strategjisë për zhvillim të barabartë rajonal, si dokument dhjetëvjeçar planor.

Marketing