“Monstra”, avokatja e viktimave në një mendim me Fetain: Burgim të përjetshëm

Pala mbrojtëse e viktimave për rastin “Monstra”, në seancën që po mbahet në këto momente në Gjykatën Penale të Shkupit ka thënë fjalët përfundimtare.

Marketing

Avokatja e viktimave është shprehur se pajtohet me fjalët përfundimtare që u shprehën paraprakisht nga prokurorja Fatime Fetai, në seancën e kaluar.

Kjo nënkupton, se avokatët e viktimave kanë kërkuar që të akuzuarit të dënohen, ashtu siç ka kërkuar prokurorja Fetait, me burgim të përjetshëm dhe po ashtu ka kërkuar dëmshpërblim për familjarët e viktimave.