“Monstra”, ekspertët e balistikës dëshmojnë për ekspertizat

Në Gjykatën Penale sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”, në të cilin ekspertët e balistikës nga MPB do të deklarohen për ekspertizat e kryera në vitin 2012.

Marketing

Në seancën e kaluar, ekspertët e Mjekësisë Ligjore deklaruan se pesë viktimat e vrara në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 janë vrarë në afërsi relative prej 1.5 metrave, katër prej të cilëve nga municionet e kalibrit 9 milimetra dhe 762.39 milimetra.

Vrasja ka ndodhur në vendin ku janë gjetur trupat e vrarë dhe të gjitha lëndimet, të vdekurit i kanë marrë derisa kanë qenë të gjallë.