“Monstra”, ekspertët nga balistika e MPB-së do të dëshmojnë për ekspertizat

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”, ku ekspertët e balistikës nga MPB do të deklarohen për ekspertizat e kryera në vitin 2012.

Marketing

Në seancën e kaluar, profesori nga Instituti për mjekësi ligjore, Zllatko Jaqoski tha se në vendin e ngjarjet kanë ardhur në mbrëmjen e 12 prillit, rreth orës 22:30, ndërsa kanë dalë prej aty rreth orës tre të mëngjesit kur ka arritur ekipi i ndërmarrjes funerale AD “Budel” për t’i marrë trupat dhe t’i çojnë në Institutin e autopsisë.

Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.