“Monstra”, mungon Alispahiq, caktohen avokat të tjerë

Mungesa e avokatit mbrojtës Asmir Alispaqiq për shkak të infektimit me Covid 19, shkaktoi mosmarreveshje dhe pakënaqësi në senacën e sotme gjyqesore për rastin”Monstra”. Propozimit i trupit gjyqësor që seanca te vazhdoje edhe pa avokatin Alispahiq i cili është ne vetizolim  për, mbrojtjen e të akuzuarve ishte e papranueshme.
Sipas avokatit Naser Raufi, Alispahiq ka qene avokat i të akuzuarve per pothuajse 9 vite dhe tani në fund, nuk mund të vazhdohet  gjykimi pa praninë e tij. Raufi tha se nese trupi gjykues vazhdon seancen edhe pa pelqimin e avokateve të tjere atehere edhe keta do ta leshojn seancen, gjë që edhe ndodhi.
Pas lëshimit të seancës nga tre avokatët mbrojtës, trupi gjykues të akuzuarve u caktoi avokat sipas detyrës zyrtare Tatjana Sokolovska dhe Stevo Naumovski. Sipas gjykatësit Ogen Stavrev një gjë e tillë bëhet me qëllim që të mos stërzgjatet rasti që për shkak të Alispahiq po anulohet kohët e fundit. Ne caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare reaguan të akuzuarit, Fejzi Aziri, Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviq. Thanë se nuk pranojnë avokat të tjerë pos atyrë që I kanë pasur nga fillimi. Seanca e sotme u zhvillua vetëm me leximin e nje vendimi nga MPB rreth numrit të telefonave celularë të konfiskuara gjatë bastisjes më 1 maj të vitit 2012. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 24 dhjetor.
Marketing