“Monstra”, përgatitet kërkesa për ekstradimin e dy të dyshuarve

Dëshmitari i koduar E1 në rastin Monstra në pyetjet e avokatëve deklaroi se ka parë 4 trupa të pa jetë në natën e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovë. Ai tha se në vendin e ngjarjes përveç veturës të tipit Golf ka parë edhe dy vetura të tjera por nuk kujtohet për markën e tyre.

Marketing

Ai gjithashtu ka ngatërruar Agim Ismajloviq me Almir Dërpnjani i cili është i akuzuar në rast tjetër gjyqësor. Avokatët e të akuzuarve vazhdojnë të këmbëngulin se ky dëshmitar i koduar nuk e thotë të vërtetën dhe se është i përgatitur nga dikush.

Nuk e flet të vërtetën, kjo vërtetohet në shumë situata që sipas neve ka rëndësi të madhe. Disa herë jo vetëm që ishte konfuz por mund të them lirisht se është kapur konkretisht duke gënjyer në aspekt të kohës kur i ka parë, në aspekt të pamjes. Shihet qartë që ky është një dëshmitar i përgatitur dhe i montuar. Shumica e përgjigjeve të këtij dëshmitari janë se nuk i kujtohet, dhe nuk ka përgjigje në pyetjet kruciale për dallim nga herët tjera, por qartë dihet se kur dikush nuk e flet të vërtetën nuk kujtohet çfarë ka thënë më herët- pohoi avokati mbrojtës Naser Raufi.

Ndërkohë që avokatja e familjarëve të viktimave Dafinka Ivanovska thotë të kundërtën, ajo thotë se shihet qartë që ky dëshmitar flet shumë qartë dhe në çdo rast thotë të vërtetën.
Nga dëshmia e sotme e dëshmitarit të mbrojtur shihen shumë qartë dhe në mënyrë precize sqarimet dhe tregimet për rrjedhën e ngjarjes, sqarim logjik që do të thotë se, si tani si edhe në deklaratat e më hershme, më saktë me 22 përgjigja e tij është gjithmonë e qartë, precize dhe logjike që do të thotë se me siguri mund të vërtetohet se ai e flet të vërtetën- tha avokatja e familjarëve Dafinka Ivanovska.

Seanca e radhës do të mbahet pas një jave me dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur nga ana e gjyqit, ndërsa gjykatësi Ognen Savrev sqaroi se në seancat e radhës edhe publiku dhe gazetarët do të kenë mundësi të shohin veturën e tipit Opel Omega që ka të bëj me këtë rast. Ai gjithashtu njoftoi se ka informata nga Ministria e Drejtësisë se procedura për ekstradimin e dy nga të akuzuarve është në proces e sipër.

Dëshmitari i koduar ishte propozuar nga Prokuroria Themelore Publike në vitin 2012. Vrasja e pesëfishtë në Smillkovë në vitin 2012 la të vdekur pesë persona. Për këtë rast me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismajloviq, Fejzi dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta. Në dhjetor të vitit të kaluar Pas rikthimit të rastit për gjykim të serishëm, të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri.

Marketing